Ibrahimi: Rritja e kriminalitetit për shkaqe social ekonomike
Kryetari i lartë i prokurorisë ″Gent Ibrahimi″ ishte sot në prokurorinë e Elbasanit për të zyrtarizuar në detyrë kryeprokurorin e Elbasanit ″Kreshnik Ajazi″ i cili për 3 vjet në vijim do te jetë në krye të prokurorisë së Elbasanit.
Pas takimit i cili u zhvillua me dyer të mbyllura Ibrahimi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën kriminale që po kalon qarku i Elbasanit.
Sipas kryetarit të KLP puna e prokurorisë ngjason me atë të kirurgjisë dhe krimet më së shumti ndodhin për arsye social ekonomike.
Ndër të tjera kryetari i KLP komentoi edhe proçeset hetimore për denoncimet e bëra nga PD për krimet zgjedhore.Lidhur me këtë Ibrahimi tha se ende nuk ka asgjë konkrete.