Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë.

Sinani përmes një postimi në Tëitter ka kërkuar veprime që të do të lehtësonin lëvizjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë.

“Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën, siç janë masat e reciprocitetit në lidhje me përdorimin e targave të përkohshme nga qytetarët e Serbisë. Në këtë rast mirëpresim dhe vendime që do të lehtësonin lëvizjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë”, shkruan ajo.