Sipas MeteoAlb: Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, të cilat krijojnë mundësinë për ndonjë shi të izoluar. NDERSA bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë  natës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare  dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.