Home ELBASANI SOT VIDEO/ KU PO SHKOJNË ÇMIMET?

VIDEO/ KU PO SHKOJNË ÇMIMET?

10

Rritja çdo ditë “gropos” qytetarët

Ekonomia shqiptare po përballet me shtrenjtim të theksuar të çmimeve gjatë muajve të fundit. Rritja e inflacionit ka dhënë ndikim direkt rritja e çmimit të produkteve të shportës ushqimore.

Sot vaji është rritur me 30 lekë dhe nga 270 lekë qytetarët e blejnë me 300 lekë. Rritje ka pësuar dhe mielli ndërsa buka është rritur me 10 lekë .Qytetarët janë ata të cilët po e vuajnë më shumë këtë rritje zinxhir.

Ata shprehen për Egnatia News se rritja e çmimeve është e papërballueshme dhe nuk munden më të blejnë produket minimale. Ata thonë se se më e pakta që mund të bëhet është një rritje e të ardhurave sa i takon pagave.

Edhe pse çdo produkt ka pësuar rritje pagat në vendin tonë vazhdojnë të jetë në nivelet më minimale.