Home ELBASANI SOT VIDEO/ÇMIMET E NAFTËS DO PASOHEN NGA RRITJA E BILETAVE

VIDEO/ÇMIMET E NAFTËS DO PASOHEN NGA RRITJA E BILETAVE

18

Taksistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të biletave

Çmimi i naftës në Shqipëria po shënon rekorde historike. Një ditë më parë një litër naftë po shitej me 230 lekë për litër ndërsa mbrëmjen e kaluar çmimi ka shkuar në 260 lekë duke shënuar një rritje me rreth 45% vetëm gjatë ditëve të fundit.

Kjo rritje e çmimit ka sjellë pakënaqësi tek të gjithë qytetarët e kryesisht tek drejtuesit e automjeteve të cilët thonë se nuk i përballojnë dot këto çmime.

Shqetsimi më i madh është për ata të cilët punojnë me automjetet e shërbimit taksi. Ata shprehen se me rritjen e çmimit të naftës do të detyrohen të rrisin edhe çmimin e biletave.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Shoqata e Hidrokarbureve, e cila e lidh shtrenjtimin e naftës me konfliktin Rusi-Ukrainë./EGNATIA NEWS