Kuba ka njoftuar se do të lejojë biznesin privat të veprojë në pjesën më të madhe të industrive, në atë që është një reformë e rëndësishme në ekonominë e saj të kontrolluar nga shteti.

Ministrja e punës, Marta Elena Feito tha se lista e industrive të autorizuara është zgjeruar nga 127 në më shumë se 2 mijë. Vetëm një pjesë e vogël industrish do të mbeten të rezervuara për shtetin – tha ajo.

Ekonomia e vendit komunist është goditur rëndë nga pandemia dhe sanksionet amerikane të vendosura nga administrata Trump. Vitin e kaluar ekonomia e tij u tkurr me 11 për qind, rënia më e madhe në thuajse tre dekada, dhe kubanët janë përballur edhe me mungesa të mallrave bazë.  Ministrja tani thotë se vetëm 124 industri do të mbeten të përjashtuara nga përfshirja e privatëve, edhe pse nuk tha se cilat ishin ato.

Sipas saj, objektivi i kësaj reforme është zhvillimi i sektorit privat.

Top Channel