Kuba po ndryshon dhe tenton të hyjë në tregun e teknologjisë. Padyshim, në stilin e saj (ende) socialist.

Ndoshta automjetet e ishullit të Karaibeve janë kryesisht ende ato të importuara para viteve ’60, por qeveria socialiste kubane, që për herë të parë nuk ka asnjë nga vëllezërit Castro në krye, ka vendosur të barazojë shtetet “kapitaliste” të paktën në telekomunikacionin.

Gedeme, kompania shtetërore për teknologjinë, “publike edhe socialiste” siç vetëshpallet, ka deklaruar fillimin e shitjeve të 6 mijë ekzemplarëve të parë të celularëve “inteligjentë”  të konceptuar dhe ndërtuar tërësisht në vend. Pra jo vetëm prodhimi i komponentëve, por edhe vetë sistemi operativ, i quajtur NovaDroid, gjithsesi shumë i ngjashëm me atë Android.

Pajisjet do të mund të blihen vetëm në tregun e brendshëm, në shitje tek dyqanet shtetërore Etecsa, por vetëm në pesos-in vendas, për të kufizuar blerjet nga ana e turistëve. Në këto dyqane fillimisht mund të bliheshin edhe pajisje Alcatel dhe Nokia, por më pas ato u zhdukën dhe për shkak të sanksioneve amerikane ishulli mbeti pa furnizim të ri.