Marash Kumbulla ka folur në përfundim të ndeshjes Roma-Lecce, e vlefshme për Kupën e Italisë. Mbrojtësi shqiptar ka shënuar golin për barazimin e përkohshëm 1-1, ndërsa krejt ndeshja përfundoi 3-1 për kryeqytetasit. Këto janë fjalët e qendërmbrojtësit verdhekuq.

Goli juaj ishte më i rëndësishmi i mbrëmjes, sepse largoi frikën pas avantazhit të Lecce…
Ne e nisëm ndeshjen këq. Pastaj ngadalë e ngritëm ritmin, për fat shënova. Unë barazova, pastaj në pjesën e dytë fituam ndeshjen. Jam i lumtur.

Ju po ngjitni shkallët lojë pas loje…

Po, tani po përpiqem të korr frytet e punës që kam bërë muajt e fundit. Fatmirësisht po ia dal.

A do të nevojitet një tjetër Romë në ndeshjen e radhës me Interin në Kupën e Italisë?
Do të duhet të kemi një qëndrim edhe më pozitiv ndaj Interit. Ndërkohë, le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit në kampionat.