Katër persona të rinj janë vënë në pranga në qytetin e Fierit. Mësohet se të rinjtë kanë kundërshtuar policinë. Këta të fundit ndodheshin në një lokal për të ushtruar kontroll.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt”, njoftoi policia.