Në vendin tonë 22% e popullsisë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinë. Tani janë në pritje një furnizim I ri me Pfizer. Por kur do të mundet Shqipëria të filloj me vaksinimin e moshave të reja duke përfshirë dhe adoleshentët?

Erida Nelaj, Drejtore e Programit të Vaksinimit thotë se po diskutohet ulja e moshës për të vaksinuarit duke përfshirë edhe 16-vjeçarët, megjithatë ajo theksohet se është herët dhe se kjo kategori është në fazë diskutimi. Në intervistën për Report, ajo tha:

“Me dozë të parë janë vaksinuar rreth 22% që kishim target. Shpresojmë të kemi një ritëm më të shpejtë. Vaksinimi i 16-vjeçarëve? Është herët se duhet të mbyllim fashat moshore, por është pjesë e diskutime të Komiteti Këshillimor të Imunizimit. Jemi shumë afër arritjes së objektivit”.

Ajo komentoi edhe vendimin e OBSH-së të një dite më parë, ku miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Kineze Sinovac, me të cilën janë vaksinuar shumë shqiptarë. Ajo tha se ky është një lajm i mirë, ndonëse pritej.