Gjatë kurorëzimit të mbretit Charles III dhe gruas së tij Camilla në Westminster Abbey, disa qindra protestues kundër monarkisë u mblodhën në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ceremonia u transmetua me altoparlantë.
BBC raportoi se sa herë shqiptoheshin fjalët “King Charles”, demonstruesit thërrisnin “Jo mbreti im”. Në raste të tjera, demonstruesit brohoritnin dhe bërtisnin “Ai është thjesht një njeri i zakonshëm”.
Gjatë protestës, u arrestua Graham Smith, lideri i Republikës, një lëvizje republikane në Mbretërinë e Bashkuar.
Më herët gjatë javës, policia e Londrës kishte postuar në Twitter se do të kishte një “tolerancë të ulët” ndaj atyre që kërkojnë të “minojnë” Ditën e Kurorëzimit.
Përveç Graham, policia e Londrës arrestoi dhjetëra protestues që protestonin kundër kurorëzimit. Grupi mjedisor “Just Stop Oil” tha se 19 nga aktivistët e tyre u vunë në pranga gjatë kurorezimit te mbretit Charkes III.