Kosova e ka shprehur qëndrimin e saj se është kundër Ballkanit të Hapur, ndaj ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të zhvilluar mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse Rama herë pas herë i ka bërë ftesë Kosovës që të marrë pjesë, ajo ka refuzuar. Madje edhe sot, kryeministri Albin Kurit ia tha në sy kryeministrit shqiptar se nuk ka asnjë të re në qëndrimin e Kosovës për Ballkanin e Hapur.

“Duhet të theksojmë që arritën marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot. Kjo është për tu përshëndetur, Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyet dhe vëllazërore. Vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues mes njeri tjetrit. Prandaj është kjo mbledhje për të forcuar dy shtetet tona në interes të qytetarëve

Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, pra jo mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asnjë të re për tju thënë”, tha Kurti.

Ndërsa Rama u shpreh: Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndan.