20 Qeshori njihet si Dita nderkombetare e refugjateve, ku shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin në atdheun e tyre të mëparshëm. Por Shqiperia radhitet si nje nder shtetet e para me fluksin me te larte te refugjateve ne Europe.

Shum te rinj vitet e fundit jane larguar nga vendlindja e tyre per nje jete me te mire duke lene prinderit dhe personat e dashur ne shqiperi. Dhimbja eshte teper e madhe per familjaret pasi femijet e tyre jane te larguar, ku me teper jane bashkeshortet.

Te pyetur per Egnatia News ata shprehen se mungesa eshte teper e madhe pasi u be nje kohe e gjate qe nuk kane familjaret e tyre ne shtepi, e disa te tjere shprehen se eshte e vetmja mënyre per te mbijetuar, pasi ne Shqiperi nuk ka nje te ardhme dhe mundesi punesimi.

Dita Botërore e Refugjatëve festohet gjithashtu përmes Javës Botërore të Refugjatëve dhe është krijuar për të siguruar një shans të rëndësishëm për azilkërkuesit dhe refugjatët që të shihen, dëgjohen dhe vlerësohen nga komuniteti ku ata jetojnë.