Krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”, Agron Bejdolli ra në pranga sot në Spitallë të Durrësit.

Bejdolli u kap në një banesë në Spitallë të Durrësit.

Ai ishte shpallur person në kërkim për pengmarrjen në bashkëpunim të vëllezërve Beqiraj në vitin 2022 dhe njihet si pjesë e grupit kriminal të Aleksandër Lahos.

Dëshmitë e vëllezërve çuan në zbulimin e një rrjeti vrasësish me pagesë si dhe porositësit e disa vrasjeve.

Bejdolli ishte një prej 4 personave që i prenë rrugën me një automjet dy vëllezërve në afërsi të mbikalimit të Maminasit, ndërsa ata ishin nisur të vrisnin dy shtetas me porosi të një efektivi të policisë së burgjeve që, sipas dëshmive të tyre, kishte parapaguar 3500 euro për krimin.

Top Channel