Modelja shqiptare, Anisa Mukaj ka marrë vëmendjen e Tygas.

Bukuroshja ka postuar një video ku shfaqet me bikini teksa në sfond ka vendosur këngën e reperit.

Ky i fundit e ka ripostuar në profilin e tij në Instagram videon e Anisës e madje ka nisur ta ndjekë modelen shqiptare. 

Anisa u bë e njohur në Shqipëri si velinë e “Fiks fare”. Më pas karriera e saj eci shumë mirë duke u kthyer në një nga modelet më të kërkuara jashtë vendit.

Anisa tërheq shpesh vëmendjen me fotot e saj në Instagram ku tregon linjat perfekte e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Tyga-n, i cili duket se është mahnitur dhe i ka bërë menjëherë follow.

Kujtojmë që Tyga është ish-i dashuri i miliarderes Kylie Jenner.