Kur vjen një ofertë si moderimi i “Eurovision”, kush do ta refuzonte?! Secili ka arsyet e veta për t’iu përgjigjur ‘po’ një ftese kaq të rrallë. Dhe tre prezantuesit e këtij viti nuk bëjnë përjashtim.

Alessandro Cattelan, Laura Pausini and Mika janë treshja e përzgjedhur për të moderuar në Turin tre mbrëmjet e mëdha të muzikës evropiane.

Laura Pausini është, për momentin, ndoshta artistja italiane më e vlerësuar në botë. Në vitin 2021, ajo fitoi katër Latin Grammy, një çmim Grammy, një Golden Globe dhe mori një çmim historik Oscar (për këngën e parë të kënduar tërësisht në italisht që u nominua) përpara se të performonte “Io sì” (Seen).

Laura performoi këngën e saj të fundit Scatola (nga filmi Piacere di Conoscerti) gjatë Sanremos. Me Laurën është Alessandro Cattelan i cili këtë vit feston 20 vjet në ekran.

Si krijues dhe prezantues i shfaqjeve, mbrëmjeve argëtuese dhe formateve të shumta, Alessandro është ndoshta më i njohur për organizimin e Total Request Live, Le Iene dhe X Factor (Itali).

Dhe formacioni kompletohet me Mika-n. Që nga kënga e tij debutuese Grace Kelly (2007), kantautori libanezo-britanik ka shijuar një karrierë pa barriera artistike të vendosura nga zhanri, gjeografia apo pritshmëritë shoqërore. Pas Eurovisionit, ky yll eklektik i popit do jetë në turne nëpër Amerikën e Veriut përpara se të vazhdojë nëpër Evropë dhe Itali.