Kryesia e Kuvendit njofton se homazhet në nderim të ish-deputetit Bashkim Fino do të mbahen sot në pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet rreth orës 16:00.

Njoftimi i Kryesisë:

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë  se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30,  do të organizohen homazhe në Pallatin e  Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.

Deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

(E.K/Faxweb.al)