Pasditen e së mërkurës u arrestua vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit grek, Alkis Kampanos i cili u masakrua me thikë nga një i ri shqiptar në orët e para të së martës në Selanik.

Autori i këtij krimi makabër nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi konsiderohej si huligan mizor dhe i predispozuar për të kryer dhunë.

Arrestimi i vrasësit të dyshuar, një akt tmerri që ka tronditur gjithë Greqinë, ndodhi në një moment kur familja e 19-vjeçarit fatkeq i jepte lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka njoftuar se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.