Shpesh herë në përditshmërinë tonë na ndodh t’i hedhim një sy telefonit ndërkohë që jemi bashkë me miqtë tanë. Mirëpo nëse ju e bëni këtë veprim ndërkohë që punoni, mund të merrni një qortim nga menaxheri juaj.
Po në rastin kur politikanët, që paguhen nga taksat e qytetarëve, përdorin smartphone-in gjatë kohës që punojnë, nga kush duhet të qortohen? Pikërisht nga qytetarët.
Kështu ka vendosur të bëjë dhe një digital artist, Dries Depoorter, përmes software-it “The Femish Scrollers”. Ky software përdor njohjen e fytyrës për të treguar kohën që secili prej politikanëve në Belgjikë shpenzon i shpërqëndruar në smartphone gjatë seancave parlamentare. Ky projekt vjen 2 vite pas skandalit ku presidenti Jan Jambon u regjistrua duke luajtur Angry Birds gjatë një diskutimi.
Ky software ka filluar menjëherë nga puna, duke publikuar pamjet e politikanëve që po qëndronin në smartphone, dhe i bëri atyre një kërkesë për të qenë më të fokusuar gjatë ushtrimit të punës së tyre.
A na duhet dhe ne në Shqipëri një zgjidhje e tillë?