Kjo e këtij viti mund të jetë një nga garat më interesante për “Topin e Artë” ndër vite. Me çmimin që në vitin 2020 u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 , këtë vit me gjasë do të shohë një fitues, ndoshta edhe të ri që nuk e ka fituar më parë.

Nga të vjetrit duket në garë vetëm Lionel Messi i cili mund ta ngritë Copa American për Argjentinën dhe do ta bënte të shtatin Top të Artë për vete. Në vitet kur zhvillohen turnet e tillë shtojnë një element tjetër në kriteret e zakonshme, se sa kur zhvillohet vetëm Liga e Kampionëve.

Të dielën zhvillohet finalet e Kampionatit Evropian dhe Copa Amerikës, ndërsa sipas Marca-s këta janë lojtarët që janë ende në garë.

Jorginho (Itali / Chelsea)

Penalltia e tij vendimtare në gjysmëfinale kundër Spanjës të martën ishte e jashtëzakonshme, dhe ka shumë njerëz besojnë se ylli i Chelseat mund të ishte njeriu që mund të marrë çmimin e lakmuar.

Jorginho do të ishte i pari italian që do ta bënte pas Fabio Cannavaro (2006) dhe Roberto Baggio (1993).

Mason Mount (Angli / Chelsea)

Çfarë ngritje të jashtëzakonshme ka pasur Mount. Vetëm dy vera më parë, ai kurrë nuk kishte zhvilluar asjnë ndeshje në Ligë Premier dhe po kthehej nga një vit huazimi te Derby County.

Papritmas, Mount mund të marr në shtëpi edhe medaljet Euro 2020, pas asaj të Ligës së Kampionëve.

Thiago Silva (Brazil / Chelsea)

Nëse Mount është ende në fillimin e karrierës, Silva është në skajin e kundërt.

Mbojtësi i Chelseat, që mbush 37 vjet në shtator, mund të mos i ketë menduar sukseset që po i arrin këtë vit.

Nëse ai mund ta shpall skuadrën e tij në Brazilin kampion të dielën, “Topi i Artë” mund të pasojë – dhe do të ishte një moment kurorëzimi i një karriere të mrekullueshme.

Lautaro Martinez (Argjentinë / Inter)

Lautaro dhe Inter thyen dominimin në Serie A të Juventusit këtë sezon, me Nerazzurri që morën në shtëpi Scudetton për herë të parë që nga viti 2010.

A mund ta ndihmojë ai tani Argjentinën që të thyejë mallkimin në Copa America?

Nicolo Barella (Itali / Inter)

Barella ka qenë një yll i mesfushës së Italisë gjatë Euro 2020 – duke luajtur me emra si Jorginho dhe Marco Verratti rreth tij.

Ai e ndihmoi ekipin e tij me një gol të bukur kundër Belgjikës në çerekfinale,ndërsa kërkon trofeun edhe në Evropë.

Ederson (Brazil / Manchester City)

Lev Yashin mbetet portieri i vetëm që e ka fituar “Topin e Artë”, duke e bërë këtë në vitin 1963.

Me siguri Ederson do të jetë në garë nëse Brazili e fiton Copa America. Aq më tepër nëse ai si portier e vendos ndeshjen.

Lionel Messi (Argjentinë/Barcelona)

Ai është një rast i veçantë. Ai gjithmonë ka qenë në garë. Çfarë historie do të ishte, për njeriun që aktualisht nuk ka klub, për të arritur atë që ka dashur gjithmonë – një titull me kombëtaren e tij.

Ai me ekipin ka fituar vetëm Kupën e Mbretit dhe nuk dihet nëse trofeu i Copa America do t’ia dhuronte atij Topin e Artë të shtatë në karrierë.