Një bombul ka shpëthyer pasditen e djeshme në një banesë në zonën e Rrashbullit në Durrës, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 08.07.2021, në orën 16:30, në Rrashbull, Durrës, në banesën e shtetasit G. B., 28 vjeç, aksidentalisht ka shpërthyer një bombël gazi, e për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës”, njofton policia e Durrësit.