Home TEKNOLOGJI Ky program përdor inteligjencën artificiale për të treguar se sa kohë politikanët...

Ky program përdor inteligjencën artificiale për të treguar se sa kohë politikanët shpenzojnë në smartphone

14

Shpesh herë në përditshmërinë tonë na ndodh t’i hedhim një sy telefonit ndërkohë që jemi bashkë me miqtë tanë. Mirëpo nëse ju e bëni këtë veprim ndërkohë që punoni, mund të merrni një qortim nga menaxheri juaj.

Po në rastin kur politikanët, që paguhen nga taksat e qytetarëve, përdorin smartphone-in gjatë kohës që punojnë, nga kush duhet të qortohen? Pikërisht nga qytetarët.

Kështu ka vendosur të bëjë dhe një digital artist, Dries Depoorter, përmes software-it “The Femish Scrollers”. Ky software përdor njohjen e fytyrës për të treguar kohën që secili prej politikanëve në Belgjikë shpenzon i shpërqëndruar në smartphone gjatë seancave parlamentare. Ky projekt vjen 2 vite pas skandalit ku presidenti Jan Jambon u regjistrua duke luajtur Angry Birds gjatë një diskutimi.

Ky software ka filluar menjëherë nga puna, duke publikuar pamjet e politikanëve që po qëndronin në smartphone, dhe i bëri atyre një kërkesë për të qenë më të fokusuar gjatë ushtrimit të punës së tyre.

A na duhet dhe ne në Shqipëri një zgjidhje e tillë?