Kanë dalë analizat paraprake që i janë bërë ujit që dyshohet se ka helmuar banorët e Krujës, ku vetëm në dy ditët e fundit kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore rreth 500 qytetarë.

Burime bëjnë me dije për Fax Neës se nga analizat që i janë bërë ujit në ISHP janë zbuluar në prani të lartë dy baktere, Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal.

Dyshohet se uji është ndotur në burim, ndërkohë që në afërsi të depos së ujësjellësit ndodhet edhe një stan me bagëti.