Ndërpritet seanca parlamentare pas 1 orë e gjysmë që prej kur kryeministri Edi Rama filloi të prezantonte programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar rifillimin e seancës në orën 13:00 dhe ka kërkuar që deputetët të cilët kishin pyetje lidhur me programin e prezantuar nga Rama, t’i depozitonin në sekratariat, ndërsa do të merrnin përgjigjie në meomentin e rikthimit të diskutimeve në sallë.

Sa i përket kësaj pjesë është zbuluar edhe vendimi i marrëq nga PD, teksa kanë vendosur të mos bëjnë asnjë pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që mos t’i japin më mundësi të flasë në Kuvend.

Gjatë fjalës së Ramës, kryedemokrati Basha ndërhyri disa herë veçanërisht kur kryeministri po fliste për menaxhimin e pandemisë duke e konsideruar si sukses, ndërkohë që lideri i demokratëve nuk u pajtua me diçka të tillë.