LAJM I FUNDIT/ Këshilli Kombëtar anulon zgjedhjet për kreun e ri të PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka mbledhur sot “online” Këshillin Kombëtar.
Këshilli ka pranuar dorëheqjen e ish kreut të PD Lulzim Basha dhe të nënkryetarit Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.
Sakaq është shtyrë vendimmarrja për caktimin e drejtuesit të ri të partisë.