Një operacion ndërkufitar i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle (Policía Nacional) dhe Shërbimi Sekret i SHBA rezultoi në çmontimin e një grupi kriminal të përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Operacioni përfshiu gjithashtu shërbime policore nga Austria, Danimarka, Greqia dhe Departamenti i Drejtësisë në SH.B.A.

Zyrat e zbatimit të ligjit të Europol kryen më shumë se 40 bastisje shtëpish, ku u arrestuan 37 të dyshuar (2 në Austri, 11 në Greqi, 23 në Spanjë dhe 1 në MB) dhe u sekuestruan 13 makina luksoze. Veprimet pasuese çuan në ngrirjen e 87 llogarive bankare me vlerë 1.3 milion €. Mes të arrestuarve rezultojnë dhe 4 shtetas shqiptarë identiteti it ë cilëve nuk bëhet i ditur.

Faxweb