Indrit Beqiraj, personi i cili u mor në autostradën Durrës-Tiranë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2013, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Indriti, në atë kohë vetëm 22-vjeç u arrestua së bashku me të vëllanë, Gentjan Beqiraj.

Mbrëmjen e djeshme, Beqiraj u mor peng nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, në momentin kur Beqiraj dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me motor. Atyre iu bë pritë nga dy mjete, personat të cilët ishin brenda i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.