Të dashur qytetar të Laccit dhe të Kurbinit. Si sot dy vite më parë, Kurbinin dhe zonat e tjera të Shqipërisë së mesme i goditi një tërmet i rëndë. 51 gra, burra humbën jetën në rrënojat e këtij tërmeti. Viktimat sicc e dini ju ishin një krim i mirëfilltë shtetëror, pasi pallatet e viktimave u bënë të bpabanueshme në tërmetin e shtatorit. Por një qeveri e papërgjeshme dhe e cila është vite dritqë larg qytetarëve, e cila ka si objekt kryesor grabitjen e ccdo gjëje të qytetarëve, ndonëse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme i la banorët në mëshirë të fatit për t’i marrë jetën një tërmet tjetër. Sot për 51 viktima, për shmebjen e qindra ndërtimeve jashtë standardeve, para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar, asnjë qeveritar dhe kjo është një krim i dytë i shëmtuar pas braktisjes së tyre. Për të nderuar kujtimin e tyre, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. I paharruar kujtimi i tyre.