Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes të rinjve në Vlorë. Gjatë konfliktit janë përdorur mjete prerëse si ‘thikat’ duke bërë që një 18 vjeçar në lagjen Cole të Vlorës të plagosej dhe të transportohej drejt spitalit Rajonal të Vlorës. Mësohet se 18 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se shkak për sherrin janë bërë motive të dobëta mes të rinjve.