Është zbardhur dëshmia e të riut Olsi Sefolli, i cili drejtonte mjetin furgon që vinte nga Anglia, në të cilin u sekuestruan 123 mijë paund ditën e djeshme në “Portin e Durrësit”.

Ai është shprehur se nuk mban përgjegjësi për atë që kanë brenda pakot, dhe ai bën vetëm transportin e tyre.

“Të japi llogari pronari që ka tre furgona. Unë përgjigjem për pakot dhe gjithçka është e dukshme. Nga ta di unë se çfarë është fshehur. Une paguhem me rrugë, nuk kam një rrogë fikse”, është shprehur ai.

21-vjeçari Sefolli, banues në Hamallaj, u arrestua pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Fillimisht u raportua se u sekuestruan 1 mln paund dhe se paratë i përkisnin një tjetër personi, por pas numërimit ka rezultuar se shuma e paund cash të gjetura në furgon ishte 123 mijë.