Presidenti francez Emannuel Macron është qëlluar me shuplakë gjatë një vizite në qytetin Dromë.

Në një video që qarkullon në mediat sociale, z.Macron shihet duke ecur pranë një barrierë gjate nje vizite në departamentin jug-lindor të Drôme.

Një burrë e godet Macron në fytyrë përpara se të arrestohet nga oficerët. Ndërkohë Presidenti është larguar me nxitim.

Dy burra thuhet se janë arrestuar pas incidentit, sipas mediave franceze. Ndërsa presidenti qëllohet, fjalët “Poshtë Macron-ism” bërtiten.