Për shkak të ndërtimeve që po bëhen pranë pallateve ne zonën e Kopshtit Botanik banorët janë të shqetësuar pasi janë carë muret dhe rrezikohet shembja e pallateve ekzistuese.
Të intervistuar nga gazetarja e Fax News banorët shprehen se nuk kanë asnjë siguri për jetën e tyre dhe akoma nuk është marrë një masë që kur punimet nisën në tetor.

“Të carat e krijuara rrezikojnë shembjen e pallatit,i gjithë ndërtimi është nën monitorim.
Para kësaj gjendje nuk mund të rrimë pasiv pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish.
Punimet kanë nisur që në muajin tetor dhe unë ndihem e rrezikuar cdo moment pra të jetosh në shtëpinë tende me frike cdo ditë.
Ne kërkojmë që të merren masa per kete rrezik që na kanoset”- u shpreh nje ndër banoret e pallatit.

Banorë të tjerë kur u pyetën se cfarë ndodh nëse nuk merrem masa nga instancat përkatëse thanë se ata do krijojnë një bllok që do i pengojë të zhvillojnë punimet pasi nuk mud të luhet me jetën e tyre.

“Ne e pamë aplikacionin nuk kishte rënë tërmet sepse nga lëkundjet menduam se ishte i tillë.
Nuk ka një tabelë në objektin e ndërtuar dhe ne nuk dime asnjë lloj të dhëne as kur ndertohet as sa kate.
Të jetosh me frikën e vdekjes në cdo moment, mbase ata janë të sigurt por për perderisa ata skane dokumente ne skemi siguri.
Fakti që vazhdojne plasaritjet do të thotë që ska funksionuar monitorimi sic duhet”-u shpreh një banor tjetër.

“Që kur filluan te hapin gropën filluan carjet , asnje nga ne s’ështe i sigurtë .
Kam frikë por skam ku shkoj.
Janë rreth 100 familje të rrezikuara,12 pallate dhe ndoshta mbi 300 banorë dheky fenomen ka ardhur duke agravuar pasi është krisur edhe rruga brenda 24 orëve .
Të bejnë gjithe procedurat pasi banorët janë legjitimë edhe pse të shqetësohen nga këto punime.
Ne e kemi bërë kallëzimin sot dhe kemi kërkuar që firma të na japë një dokument që na siguron por ata nuke bëjnë një gjë të tillë.

Banorët e zonës tregojnë për Fax Neës se si janë bërë dëmtime në themele te godinës dhe se shqetesimi ka filluar pas hapjes se gropës edhe sa me shumë hapet gropa behen evidente çarjet.
“Kallëzim penal do e bëjmë në prokurori dhe ne kemi shpresë te mediat që ta marrin vesh te gjithë ,kemi plasaritje në mure”-përfunduan banorët.