Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Sarandë, ku shtetasi Selim Rakipi, 58 vjeç, është gjetur në Butrint në gjendje të rëndë.

Informacionet e para janë që ka rrëshkitur gjatë punës në sektorin e midhjeve.

Menjëherë është transportuar në Urgjencën e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha 58- vjeçari  ka pësuar politraumë, fraktura të rënda në kokë dhe hematoma.

Pas konstatimit të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, Rakipi është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.