Home AKTUALITET LAJM I FUNDIT/ Shkarkimi i Metës, Rama kërkon gjysmë ore kohë për...

LAJM I FUNDIT/ Shkarkimi i Metës, Rama kërkon gjysmë ore kohë për ti thënë ”mirupafshim” ish-aleatit të tij

35

Ka nisur në Kuvend seanca ku do të vendoset për shkarkimin e presidentit të vendit Ilir Meta, ndërsa kryeministri Edi Rama jo vetëm që do të jetë i pranishëm, por do të mbajë dhe një fjalim prej 30 minutash. Në listën e diskutantëve, Rama është deputeti dhe përfaqësuesi i qeverisë që do të ketë kohën më të madhe në dispozicion për të folur.

Ai është kthyer sot nga një vizitë zyrtare në Bullgari, dhe mësohet se ka zbritur në Rinas mëngjesin e sotëm, ku gjatë rrugës ka përgatitur dhe fjalimin për ish-aleatin e tij qeverisës Ilir Meta, me të cilin rrugët politike duket se po ndahen përgjithmonë sot.

Në nisje të seancës është kreu i komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni, ai që po lexon gjetjet, dhe shkeljet e kushtetutës që sipas tij i ka bërë presidenti Kushtetutës, me qëndrimet e tij.

Sipas Komisionit, Meta ka gjetur rreth 30 shkelje të rënda që presidenti i ka bërë Kushtetutës, duke mos qenë i paanshëm në muajin e fushatës elektorale, ku pretendohet se ka bërë thirrje dhe për dhunë