Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen numër 1 në Sarandë. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për pasojë ka lokalizuar një automjet tip BMW.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një persona ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sakaq ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përdorimin armëve.