Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë për të folur në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për rritjen ekonomike që pritet të ketë vendi ynë në 2022.

Ibrahimaj tha se në vitin e ardhshëm, qeveria pret një rritje ekonomike mbi 4%, ndërkohë që iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për rritjen e borxhit, që sipas saj lidhet me situatën e tërmetit dhe pandemisë.

“Për vitin 2021 presim rritje 7.6% dhe në vitin që vjen mbi 4%. Produkti i Brendshëm Bruto për banor në vitin 2013 ka qenë në vlerën 466 mijë lekë, shkoi 568 mijë lekë në vitin 2020 dhe pritet që të jetë 661 mijë lekë për banor në vitin 2022. 563.8 miliardë lekë pritet që të jenë të ardhurat e vitit 2022. Në vitin 2013, paga minimale ka qenë 22 mijë lekë dhe tani është 30 mijë lekë. Paga mesatare 45 mijë 961 lekë në tremujorin e parë të 2014, ka arritur në 56 mijë e 710 lekë në fund të këtij viti.

Për të mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, ne prezantojmë pr/buxhetin 2022 që është buxheti më i madh në histori. Ky dokument fokusohet tek vijimi i reformave për rritje ekonomike dhe punësim, mbështetja e shtresave në nevojë, rritja e produktivitetit, forcimi i shtetit ligjor, digjitalizimi i ekonomisë, dhe projektet në infrastrukturë.

Konsumi do rritet me 2.6% në vit, dhe do kontribuojë me 2.4% në rritjen ekonomike, dhe investimet do rriten 5.5% në vitet 2022-2024 duke kontribuar me 1.4% në vitet që vijnë. “Do ketë 1 miliardë lekë garanci sovrane për turizmin dhe 500 milionë lekë për pastrimin e mjedisit. Do ketë dhe një garanci sovrane 1 miliardë lekë për manifakturën. Do të jepen 250 milionë lekë për start up! 27.45 miliardë lekë do të jepen për pushtetin vendor”, tha ministrja.

Sipas Ibrahimajt procesi i legalizimit që ka nisur pritet që të rrisë të ardhurat, ndërsa sgtoi se këtë vit që po mbyllet ka pasur një rritje të konsumit.

“Fiskalizimi pritet të rrisë të ardhurat. Kemi parashikuar rritje natyrale të të ardhurave si pasojë e rritjes ekonomike. Janë të parashikuara edhe efektet e paketës fiskale. Politikat e investimeve publike, ne presim që të vijojnë investimet që kanë filluar gjatë viteve të kaluara, sa i takon rrugëve dhe ujësjellësave. Këtë vit rritja ka ardhur si pasojë e rritjes në të gjithë sektorët, përveç bujqësisë. Kemi pasur rritje të konsumit, por edhe të investimeve. Parashikimet për vitin 2022 deri në 2025 janë të bazuara në strukturën e ekonomisë shqiptare. Këto parashikime janë në linjë me FMN dhe BSH”, tha ministrja.

Ajo foli dhe në lidhje me koncensionet që janë parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm që pritet të marrin miliona euro nga të ardhurat.

“7 koncesionet e reja të parashikuara në projektbuxhet, jo domosdoshmërish nisin vitin që vjen. Janë një listë potenciale, që mund të vihen në zbatim, i kemi vënë në projektbuxhet me qëllim disiplinimin e koncesion