Një zjarr i përmasave të mëdhaja ka rënë në lagjen “Goras” të fshatit Gjerbës në Mallakastër. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë sipërafe pyjore dhe ullinj.

Burime për “Mallakastra News” bëjnë me dije se nëse zjarri do të përparojë, atëherë rrezikohet zona e banuar. Flakët po favorizohen edhe nga era dhe deri tani nuk dihen dëmet që janë shkaktuar.
Mallakastra News