Vajza e ish-kryeministrit socialist Bashkim Fino, Megi Fino është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në qeverinë e Repulikës së Shqipërisë. Vendimi është miratuar në Këshillin e Ministrave ditën e sotme.

Vijimin në gjurmët e babait në politikë pranë Partisë Socialiste, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino, Megi Fino, e bëri publik rreth tre javë më parë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, ku tha se erdhi për të mos ikur më.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Megi Fino emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.