Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, me firmë të zëvendëskryeministrit Erion Braçe, janë liruar nga detyra zëvendësministei i Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Vendimet janë publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ku bëhet me dije se ekipit qeverisës socialist iu bashkua në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, vajza e ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino, Megi Fino.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

fax