Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.