Reshjet e dënduar të dëborës kanë shkatuar problem të shumta edhe në qarkun e Elbasanit. Për pasojë janë bllokuar 11 fshatra në njësi të ndryshme administrative kryesisht në Gracen,Labinot Mal dhe Funar. Për këtë arsye Prefekti I Qarkut të Elbasanit Klevis Xhoxhi ka thirrur një mbledhje urgjente në të cilën u diskutuan problematikat .
Sipas Klevis Xhoxhit Elbasani nuk përballej me një situatë të tillë prej shumë vitesh dhe kjo në një mënyrë I ka gjetur të papërgatitur.
Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se situate më shqëtësuese paraqitet në zonat malore ku është e vështirë edhe të ndërhyet për t”iu ardhur në ndihmë njerëzve. Po ashtu incidentet nuk kanë munguar as në qytet.
Edhe nga policia e Elbasanit bëhet me dije se për shkak të trashësisë së borës momentalisht ka problem me qarkullimin në aksin Elbasan-Librazhd tek Kthesa e Murrashit si dhe aksi Librazhd Qafë Thanë bëhet vetëm më zinxhirë.
Për shkak të erërave të forta janë shkaktuar problem me energjhinë elektrike edhe në disa bashki të qarkut si ajo e Librazhdit, zona e Shpatit dhe në Belsh. Sipss drejtorit të OSHE grupet e punës janë në terren por për shkak të reshjeve që vijojnë është e vështirë edhe ndërhyrja. Nga ana tjetër I pranishëm në mbledhje edhe drejtori I kudesit shëndetësor parësor në Elbasan tha se të gjitha qëndrat shëndetësore janë më medikamente dhe për çdo rast ndihme qytetarët të njoftojnë Urgjencën kombëtare ose mjekun e familjes. Duke qenë se reshjet do të vijojnë autoritetet përsërisin thirrjen që të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme.
Egnatia News