Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm (23 maj) në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një burri rreth moshës 70-75 vjeç.

Dyshimet e para janë se ai është vrarë me sende të forta, pasi viktima ka plagë në kokë e dëmtime në pjesë të tjera të trupi.