Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një makinë që dyshohet se qarkullonte tej normave të shpejtësisë ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.

Elbasan/Informacion paraprak

Reth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.