Organizata e Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, Dega Elbasan, në kuadër të 65 vjetorit të krijimit të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, “Nderi i Kombit”, organizoi sot në Teatrin Skampa, veprimtarinë në nder të këtij jubuleu.
Mes përfaqësuesve të kryesisë dhe anëtarëve të kësaj organizate, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan, z. Artur Guni, Sekretari i Kryesisë së Përgjithshme të OKV dhe Pasardhësve të LANÇ, Veli Myftari, shoqëruar nga Dhimitër Shtëmbari. E nderonte këtë event, edhe prania e ish Kryetarit të OKV Elbasan, ish debatikasi, tashmë 94 vjeçar, Pëllumb Ekmekçiu.
Mes të pranishmeve të tjerë, të ardhur nga organizatat simotra të Qarkut tonë, nga OKDA Dega Elbasan, ishin të ftuar nënkryetari Bardhul Toda, sekretarja Rolanda Suli, dhe anëtarë të tjerë të organizatës sonë, si dhe të ftuar drejtues dhe anëtarë nga Shoqata e Oficerëve në Lirim.
Në emër të OKDA Elbasan, përshëndeti veprimtarinë Bardhul Toda.
Në fund të veprimtarisë Sekretari i OKV Dega Elbasan, Gani Hida, përmes Kryetarit të OKV Elbasan Asim Elezi, Sekretarit të Kryesisë së Përgjithshme, Veli Myftari ndau librezat e anëtarëve më të rinj që iu bashkuan OKV Elbasan, çerifikata nderi dhe mirënjohje, për disa nga anëtarët e përkushtuar ndaj qëllimit dhe punës së bërë deri sot, nga kjo organizatë.
Në këtë takim, nga të gjithë u mbështet rritja e bashkëpunimit me të gjithë faktorët, dhe kryesisht me OKDA Elbasan, për mbarëvajtjen e vazhdimësisë në ruajtjen dhe përçimin e vlerave të LANÇ dhe Dëshmorëve të saj!
Punë të mbarë OKV Elbasan!
Urimet më të mira për dëshirën e lartë të bashkëpunimit, në misionin e dy organizatave tona!
OKDA Elbasan./Egnatia news