Një zjarr masiv ka rënë në Gjirin e Lalëzit, duke rrezikuar të përhapet dhe në disa banesa.

Deri më tani janë 5 banesa që rrezikohen nga flakët.

Era e fortë po përhap me shpejtësi zjarrin, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse dhe policore kanë shkuar drejt vatrës për të bërë të mundur shuarjen.

Për shkak të erës së fortë është shumë e vështirë që flakët të vihen nën kontroll.

Mbetet mister nese flaket jane drejtuar drejt vilave te politikaneve shqiptare apo “bllokmeneve” te rinj siç quhen rendom, dhe po rrezikohen miliona eurot e hedhura aty./Ekskluzive.al