Real Madrid zyrtarisht ka hyrë në merkato

Jo në atë të lojtarëve, por të trajnerëve, pas shkarkimit të Zinedine Zidan.

Los Blancos, kanë hedhur sytë në disa emra për t’u ulur në stolin e ekipit dhe për ta kthyer skuadrën në majë, aty, ku ishte para disa vitesh. Emrat që po përfliten janë shumë, duke nisur që nga Antonio Conte e deri te ish-legjenda Madrilen Raul.

Por mediat në Spanjë kanë nxjerrë në pah një emër të ri, por të njohur shumë mirë në stolin madrilen. Bëhet fjalë për mundësinë e rikthimit të Carlo Ancelottit në krye të skuadrës. Ishte pikërisht italiani që e riktheu trofeun e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, pas afro dhjetë vitesh.

Për këtë arsye, Floretino Perez beson se trajneri aktual i Evertonit, mund të rikthejë sërish trofeun në Madrid. Kjo pistë nuk është aspak e lehtë, pasi tekniku italian ka bërë shumë mirë në Angli, e drejtuesit e Everton nuk duan të privohen nga largimi i tij.