Pas më shumë se 6 vitesh si drejtor i komanduar, Dorian Koçi ka lënë detyrën si drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila uron Koçin për detyrën e re që e pret pranë Akademisë së Shkencave.

Postimi i Margaritit:

Bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave.

Falenderime për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e rikonstruksioni i MHK dhe suksese në detyrën e re!