Home ELBASANI SOT VIDEO/RRUGA BUKUROSH SEJDINI PA INVESTIME

VIDEO/RRUGA BUKUROSH SEJDINI PA INVESTIME

60

E harruar nga bashkia e Elbasanit

Rruga “Bukurosh Sejdini” në lagjen “5 Maji” prej më shumë se 20 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.

Edhe pse në këtë rrugë jetojnë mbi 25 familje kjo lagje është lënë në mëshirë të fatit.

Për banorët kjo rrugës është shqetësimi më i madh sidomos gjatë ditëve me shi kur u duhet të kalojnë.

Të pyetur nga Egnatia News ata shprehen se rregullimi dhe asfaltimi i saj është primar për ta.

Pavarësisht ankesave të tyre deri më tani ata nuk kanë marrë gjë tjetër veçse premtime të fushatave elektorale.