Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Previous articleBraçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin
Next article500 euro “për kokë” për kalimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohen dy persona në Lezhë