Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për tërmetin tragjik që ka goditur herët në mëngjes Turqinë dhe Sirinë. Në të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se burimet do të aktivizohen menjëherë dhe ndihma do të dërgohet në të dy vendet.

“Trishtim i thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë ” , shkroi kryeministri grek.

Kujtojmë që në një ditë kaq tragjike e trishtuese, Greqia ka lënë pas “mëritë” dhe mosmarrëveshjet me Turqinë duke i ofruar ndihmën e menjëhershme.